Nuk ofrojmë linja VoIP, numra telefoni apo shërbim operatori. Ne projektojmë, konfigurojmë dhe optimizojmë sistemin PBX/telefoni IP; numrat dhe SIP trunk i merrni te operatori juaj, ne i lidhim dhe i bëjmë të funksionojnë si duhet.

Blad IT Solutions është partner teknik për telefoninë e biznesit: ndërtojmë dhe mirëmbajmë arkitekturën VoIP/PBX (Asterisk, FreePBX, Vicidial/Vicibox), queue, IVR, recording, softphone/telefona IP dhe rrjetin që e mbështet. Nëse kërkoni vetëm “një numër VoIP” ose abonim linje, duhet operatori telefonik; ne ju ndihmojmë pasi të keni (ose të zgjidhni) operatorin, që sistemi i zyrës të jetë profesional dhe i qëndrueshëm.

Çfarë përfshin, Konfigurim & Optimizim VoIP/PBX për Biznese

  • Analizë e fluksit të thirrjeve: agjentë, orare, departamente, concurrent calls
  • Instalim dhe konfigurim PBX: Asterisk (from scratch), FreePBX, Vicidial ose Vicibox
  • Queue, IVR, ring groups, voicemail, routing dhe orare pune
  • Call recording, live monitoring dhe raporte bazike sipas platformës
  • Konfigurim telefonash IP (Grandstream, Yealink) dhe softphone
  • Integrim SIP trunk të operatorit tuaj (inbound/outbound, failover bazik), pa shitur linjën
  • Optimizim rrjeti për zë: VLAN/QoS, diagnostikim jitter/packet loss kur nevojitet
  • Trajnim për agjentë/admin dhe dokumentim i konfigurimit
  • Mirëmbajtje: update, backup konfigurimesh, shtim extensions, ndryshime queue/IVR

Për kë është, Konfigurim & Optimizim VoIP/PBX për Biznese

  • Zyra që kanë (ose do të kenë) operator/SIP trunk dhe duan PBX të rregullt
  • Ekipe me shumë thirrje që duan queue, IVR dhe recording
  • Klinika, studio, agjenci dhe kompani shërbimi me fluks telefonik
  • Biznese që duan extensions remote / softphone mbi infrastrukturën ekzistuese
  • Kompani që duan partner teknik për PBX, jo furnizues numrash

Pyetje të shpeshta, Konfigurim & Optimizim VoIP/PBX për Biznese

A ofroni linja VoIP ose numra telefoni?

Jo. Nuk shesim linja VoIP, numra biznesi apo abonim operatori. Numrat dhe SIP trunk i merrni te operatori telefonik. Ne projektojmë, instalojmë dhe konfigurojmë sistemin PBX (Asterisk/FreePBX/Vicidial), extensions, queue/IVR dhe e lidhim me operatorin tuaj që të funksionojë si duhet.

Atëherë çfarë bëni saktësisht me VoIP/PBX?

Konfigurojmë dhe optimizojmë arkitekturën: PBX, extensions, queue, IVR, recording, softphone/telefona IP, integrim SIP trunk të operatorit, rrjet për zë (QoS kur duhet), dokumentim dhe mirëmbajtje. Ju mbani marrëdhënien me operatorin për numra dhe tarifa thirrjesh.

A ofroni vetëm telefoni apo edhe rrjet/server?

Mund të merrni vetëm projektin e PBX/telefonisë IP, ose ta kombinoni me rrjet zyre, server/NAS dhe mirëmbajtje mujore IT, ideal për biznese që duan një partner teknik të vetëm.

Çfarë platformash PBX përdorni?

Bazën e ndërtojmë me Asterisk të instaluar from scratch, me konfigurim në kod sipas nevojave. Sipas projektit shtojmë Vicidial, FreePBX ose Vicibox për queue, IVR, regjistrim, monitoring dhe integrime specifike.

A konfiguroni queue dhe jo vetëm IVR?

Po. Konfigurojmë queue për agjentë, ring strategy, agent login/logout, overflow, orare pune, IVR, routing sipas departamenteve dhe raporte bazike, sipas platformës.

A përfshini telefonat fizikë IP?

Telefonat IP zakonisht blihen veçmas (ose përdoret softphone). Ne i konfigurojmë, testojmë dhe i integrojmë me PBX-in.

A mund të merrni mirëmbajtje mujore vetëm për telefoninë?

Po, mirëmbajtje e sistemit PBX (update, extensions, troubleshooting, backup konfigurimesh). Kjo nuk përfshin tarifat e operatorit për thirrje/numra.

Pse Blad IT Solutions?, Konfigurim & Optimizim VoIP/PBX për Biznese

Arkitekturë, jo abonim linje

Ne ndërtojmë dhe optimizojmë PBX-in. Linjat/numrat mbeten te operatori juaj, pa ngatërrim me “shitje VoIP”.

Queue & IVR real

Queue, IVR, recording, monitoring dhe routing për fluks thirrjesh, jo vetëm extensions bazike.

Rrjet + telefoni bashkë

Telefoni IP varet nga rrjeti. Shohim PBX-in, SIP-in e operatorit, internetin dhe LAN-in si një sistem.

Gati të vazhdojmë?, Konfigurim & Optimizim VoIP/PBX për Biznese

Na trego skenarin tënd. Përgjigjemi zakonisht brenda ditës së punës me hapin e radhës ose ofertë orientuese.