Pajisje / shërbime shtesë

Si të përdorësh kalkulatorin e mirëmbajtjes IT

Ky tool të jep një çmim orientues për mirëmbajtje mujore IT sipas numrit të PC-ve, lokacionit (Tiranë, Durrës ose remote) dhe nëse ke server/NAS, VoIP/PBX apo nevojë për vizita në objekt. Nuk zëvendëson one site audit: oferta finale varet nga gjendja e rrjetit, backup-it dhe urgjencave reale.

Bizneset e vogla në Shqipëri shpesh fillojnë me Starter (1–3 PC), Essential (4–6) ose Business (7–15): update, antivirus, kontroll backup, printer/email dhe suport remote. Nëse ke file server, Active Directory ose telefoni IP, buxheti rritet sepse kërkohet monitorim dhe riparime më specifike.

Kur ia vlen kontrata mujore?

Kontrata ia vlen kur nuk ke IT të brendshëm dhe problematikat përsëriten (printer, email, Wi‑Fi, backup). Për një incident të rrallë, suporti “sipas nevojës” mund të mjaftojë; për zyrë me disa përdorues, mirëmbajtja e planifikuar ul ndërprerjet dhe koston e surprizave.

Pas llogaritjes, dërgo kërkesë oferte ose shiko paketat e mirëmbajtjes mujore dhe udhëzuesin e çmimeve. Për rezervim të shpejtë: rezervo një shërbim.