Blad IT Solutions është një brand i pavarur me domain zyrtar bladitsolutions.com. Nuk ka lidhje me “Bloc IT Solutions”, “BLJ Solutions” apo emra të ngjashëm.

Ne ofrojmë IT support profesional për biznese të vogla dhe të mesme, zyra, studio, klinika dhe agjenci në Tiranë, Durrës dhe remote në të gjithë Shqipërinë. Fokusi ynë është infrastruktura e punës: kompjuterë, rrjet, telefoni IP, backup, server/NAS dhe mirëmbajtje e vazhdueshme.

Kush jemi

Blad IT Solutions është partner teknik IT me fokus në biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Punojmë me zyra, klinika, agjenci, dyqane dhe ekipe që kanë nevojë për workstation, rrjet, backup, telefoni IP/VoIP dhe mirëmbajtje — pa punësuar departament IT të brendshëm.

Eksperienca praktike përfshin projekte në terren në Tiranë dhe Durrës, plus suport remote në të gjithë vendin. Nuk jemi “formatim lagjeje”: ofrojmë dokumentim bazik, transparencë çmimesh dhe qasje afatgjatë kur klienti dëshiron partner, jo vetëm riparim të shpejtë.

  • Çfarë mbulojmë: Windows, Microsoft 365, rrjet LAN/Wi‑Fi, NAS, server Windows, VoIP/PBX (Asterisk, FreePBX, Vicidial).
  • Si punojmë: analizë → ofertë e shkruar → implementim → suport pas dorëzimit.
  • Kush shërben: biznese 1–50+ përdorues, pa fokus në një industri të vetme.

Çfarë bëjmë konkretisht

  • IT Support: diagnostikim, suport në zyrë dhe remote për PC, laptop, printer, email dhe rrjet.
  • Workstation: konfigurim Windows, Office, driver, printer, antivirus dhe backup bazik.
  • Rrjet zyre: router, Wi-Fi, printer në rrjet, file sharing dhe leje aksesi.
  • Telefoni IP / VoIP / PBX: instalim dhe konfigurim PBX, queues, IVR, recording, SIP trunk, nga zyra të vogla deri në ekipe më të mëdha me shumë thirrje.
  • Backup & siguri: plan rikuperimi, backup lokal/cloud, antivirus dhe ndihmë për rikthim të dhënash.
  • Server & NAS: përdorues, folder të përbashkët, permissions, Active Directory sipas nevojës.
  • Mirëmbajtje mujore: paketa suporti për biznese pa departament IT të brendshëm.

Si punojmë

1. Analizë

Kuptojmë nevojën, numrin e pajisjeve/përdoruesve dhe prioritetet para çdo oferte.

2. Ofertë e qartë

Çmimet orientuese në website; për projekte më të mëdha ofrojmë ofertë të detajuar sipas rastit.

3. Implementim

Konfigurim profesional, testim dhe dokumentim bazik në zyrë ose remote.

4. Suport pas punës

Mundësi mirëmbajtjeje mujore ose suport sipas nevojës pas dorëzimit.

Pse të na besoni

Domain & kontakt i verifikueshëm

Website zyrtar bladitsolutions.com, telefon +355 67 210 1537 dhe formular kontakti në faqen Kontakt.

Zona shërbimi e qartë

Tiranë, Durrës dhe remote. Shërbim në objekt kur kërkohet; remote për probleme softuerike dhe konfigurimesh.

Specializim real

Jo vetëm PC, edhe rrjet, backup, server/NAS dhe telefoni IP/VoIP me queue, IVR dhe recording për zyra me shumë thirrje.

Google & reputacion

Lexo dhe lë review në Google Business . Shiko edhe raste tipike pune.

Projekte të dokumentuara

Shembuj tipike pune në faqen Projekte & Raste Pune (anonimizuar për privatësinë e klientëve).

Licenca nga klienti

Ne instalojmë dhe konfigurojmë software-in; licencat (Office, Adobe, CAD etj.) sigurohen nga klienti, pa surpriza.

Partner, jo “one-time fix”

Qasje afatgjatë për biznese që duan një partner teknik të besueshëm, jo vetëm riparim të shpejtë.

Website & mirëmbajtje për klientë

Disa projekte ku kemi zhvilluar website-in dhe ofrojmë mirëmbajtje të vazhdueshme (remote). Linqe drejt faqeve të klientëve — me lejen e tyre.

Website korporativ dhe mirëmbajtje IT remote për biznes në SHBA.

  • Zhvillim website
  • Mirëmbajtje remote
  • Hosting & siguri

USA Që nga 2025

Vizito SE Solution

Ke nevojë për website ose mirëmbajtje remote? Na kontakto.

Ku operojmë

Baza jonë e shërbimit është Tiranë dhe Durrës. Për shumë shërbime ofrojmë edhe suport remote në të gjithë Shqipërinë dhe për klientë ndërkombëtarë (website & mirëmbajtje IT). Për vizita në objekt ose projekte më të mëdha, planifikohet paraprakisht.

Address: Tiranë, 1001, Albania · Adresa: Tiranë, 1001, Albania

Phone: Telefon: +355 67 210 1537

Email: Na shkruani