Rreth Blad IT Solutions
Partner teknik për biznese dhe zyra, jo vetëm “formatim kompjuteri”.
Blad IT Solutions është një brand i pavarur me domain zyrtar bladitsolutions.com. Nuk ka lidhje me “Bloc IT Solutions”, “BLJ Solutions” apo emra të ngjashëm.
Ne ofrojmë IT support profesional për biznese të vogla dhe të mesme, zyra, studio, klinika dhe agjenci në Tiranë, Durrës dhe remote global (përveç vendeve të sanksionuara botërisht). Fokusi ynë është infrastruktura e punës: kompjuterë, rrjet, telefoni IP, backup, server/NAS dhe mirëmbajtje e vazhdueshme.
Kush jemi
Blad IT Solutions është partner teknik IT me fokus në biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Punojmë me zyra, klinika, agjenci, dyqane dhe ekipe që kanë nevojë për workstation, rrjet, backup, telefoni IP/VoIP dhe mirëmbajtje, pa punësuar departament IT të brendshëm.
Eksperienca praktike përfshin projekte në terren në Tiranë dhe Durrës, plus suport remote kudo në botë (përveç vendeve të sanksionuara botërisht). Nuk jemi “formatim lagjeje”: ofrojmë dokumentim bazik, transparencë çmimesh dhe qasje afatgjatë kur klienti dëshiron partner, jo vetëm riparim të shpejtë.
- Çfarë mbulojmë: Windows, Microsoft 365, rrjet LAN/Wi‑Fi, NAS, server Windows, VoIP/PBX (Asterisk, FreePBX, Vicidial).
- Si punojmë: analizë → ofertë e shkruar → implementim → suport pas dorëzimit.
- Kush shërben: biznese 1–50+ përdorues, pa fokus në një industri të vetme.
Çfarë bëjmë konkretisht
- IT Support: diagnostikim, suport në zyrë dhe remote për PC, laptop, printer, email dhe rrjet.
- Workstation: konfigurim Windows, Office, driver, printer, antivirus dhe backup bazik.
- Rrjet zyre: router, Wi-Fi, printer në rrjet, file sharing dhe leje aksesi.
- Telefoni IP / VoIP / PBX: konfigurim dhe optimizim i arkitekturës PBX (Asterisk/FreePBX/Vicidial), queue, IVR, recording dhe integrim me operatorin tuaj, nuk ofrojmë linja VoIP as numra telefoni.
- Backup & siguri: plan rikuperimi, backup lokal/cloud, antivirus dhe ndihmë për rikthim të dhënash.
- Server & NAS: përdorues, folder të përbashkët, permissions, Active Directory sipas nevojës.
- Mirëmbajtje mujore: paketa suporti për biznese pa departament IT të brendshëm.
- Zhvillim & integrime (me ofertë): aplikacione web, panele, integrime (softphone në website, API, CRM), programe lokale dhe zgjidhje të personalizuara sipas kërkesës.
Si punojmë
1. Analizë
Kuptojmë nevojën, numrin e pajisjeve/përdoruesve dhe prioritetet para çdo oferte.
2. Ofertë e qartë
Çmimet orientuese në website; për projekte më të mëdha ofrojmë ofertë të detajuar sipas rastit.
3. Implementim
Konfigurim profesional, testim dhe dokumentim bazik në zyrë ose remote.
4. Suport pas punës
Mundësi mirëmbajtjeje mujore ose suport sipas nevojës pas dorëzimit.
Pse të na besoni
Domain & kontakt i verifikueshëm
Website zyrtar bladitsolutions.com, telefon +355 67 210 1537 dhe formular kontakti në faqen Kontakt.
Zona shërbimi e qartë
Shërbim në objekt në Tiranë & Durrës · Suport remote kudo në botë (përveç vendeve të sanksionuara botërisht)
Specializim real
Jo vetëm PC, edhe rrjet, backup, server/NAS dhe telefoni IP/VoIP me queue, IVR dhe recording për zyra me shumë thirrje.
Google & reputacion
Lexo dhe lë review në Google Business . Shiko edhe raste tipike pune.
Projekte të dokumentuara
Shembuj tipike pune në faqen Projekte & Raste Pune (anonimizuar për privatësinë e klientëve).
Licenca nga klienti
Ne instalojmë dhe konfigurojmë software-in; licencat (Office, Adobe, CAD etj.) sigurohen nga klienti, pa surpriza.
Partner, jo “one-time fix”
Qasje afatgjatë për biznese që duan një partner teknik të besueshëm, jo vetëm riparim të shpejtë.
Bashkëpunime me klientë
Disa projekte ku kemi ofruar website, infrastrukturë IT, VoIP/PBX ose mirëmbajtje të vazhdueshme (remote). Linqe drejt faqeve të klientëve, me lejen e tyre.
Aplikacion familjar për financa, fatura, detyra dhe lista blerjesh.
VizitoSource of Electric Solution, website për shërbime elektrike, dyqan online dhe kuotime në Metro Detroit.
VizitoCATI center për ricerche di mercato, infrastrukturë IT, rrjet dhe telefoni për ~80 intervistatorë.
VizitoCall center telemarketing, platformë Asterisk
VizitoKe nevojë për website ose mirëmbajtje remote? Na kontakto.
Ku operojmë
Baza jonë e shërbimit është Tiranë dhe Durrës. Për shumë shërbime ofrojmë edhe suport remote kudo në botë (përveç vendeve të sanksionuara botërisht), për biznese dhe profesionistë jashtë Shqipërisë. Për vizita në objekt ose projekte më të mëdha, planifikohet paraprakisht.