Këto janë raste tipike që përshkruajnë llojin e projekteve që realizojmë. Emrat e klientëve nuk publikohen pa leje të shkruar. Për një projekt të ngjashëm, na kontaktoni për ofertë.

Workstation & Rrjet

Workstation & rrjet për zyrë 8 PC

8 PC, 1 printer rrjeti, Wi-Fi zyre

Problemi

Zyra e re pa IT të brendshëm: PC të reja pa konfigurim standard, printer jo i lidhur në rrjet dhe Wi-Fi i paorganizuar.

Zgjidhja

Setup i plotë workstation për çdo PC (Windows, driver, Office, antivirus), konfigurim printeri në rrjet, Wi-Fi me akses të sigurt dhe folder të përbashkët për dokumente.

Teknologjitë

Windows 11 Microsoft 365 Router/Wi-Fi Printer rrjeti Antivirus

Rezultati

Stafi gati për punë nga dita e parë; printer dhe skedarë të përbashkët funksionalë; një standard i njëjtë në të gjitha workstation-et.

Telefoni IP / VoIP / PBX

Call center VoIP për support me shumë agjentë

Call center me thirrje hyrëse, shumë extensions

Problemi

Kompani shërbimi me shumë thirrje hyrëse: nevojë për queue, IVR, regjistrim thirrjesh dhe telefona IP për agjentët.

Zgjidhja

Projektim PBX me Asterisk (from scratch, konfigurim në kod), konfigurim queues dhe IVR, SIP trunk me operator lokal, setup telefonash IP/softphone, recording dhe trajnim bazik për admin. Vicidial/FreePBX/Vicibox sipas nevojës.

Teknologjitë

Asterisk Vicidial FreePBX SIP trunk IP Phones IVR Call queue Recording

Rezultati

Thirrjet shpërndahen në radhë te agjentët; IVR orienton klientin; regjistrim për kontroll cilësie; sistem i qëndrueshëm për fluks ditor.

Backup & Siguri

Backup & NAS për biznes të vogël

5–10 PC, NAS lokal, backup i planifikuar

Problemi

Të dhëna kritike vetëm në PC lokale, pa backup të rregullt; rrezik humbjeje nga virus ose dështim disku.

Zgjidhja

NAS me folder të përbashkët, backup automatik nga workstation-et kryesore, plan rikuperimi dhe kontroll antivirus/update.

Teknologjitë

NAS Backup i planifikuar File sharing Antivirus Windows Update

Rezultati

Kopje të rregullta të të dhënave; rikuperim më i shpejtë në rast incidenti; më pak varësi nga një PC i vetëm.

Server & NAS

Server & Active Directory për zyrë ~15 përdorues

~15 përdorues, domain, GPO bazike

Problemi

Rritje stafi dhe nevojë për përdorues të centralizuar, leje aksesi sipas departamenteve dhe politikë të njëjtë në të gjitha PC.

Zgjidhja

Server me Active Directory, krijim përdoruesish/grupesh, GPO bazike, shares sipas roleve dhe plan backup për server.

Teknologjitë

Windows Server Active Directory GPO File shares Backup server

Rezultati

Menaxhim i centralizuar i përdoruesve; akses i kontrolluar; onboarding më i shpejtë për staf të ri.

Mirëmbajtje IT

Mirëmbajtje mujore për zyrë pa IT të brendshëm

6 PC, printer, rrjet, suport remote/on-site

Problemi

Zyra me probleme të përsëritura (printer, email, update) dhe pa teknik të dedikuar brenda kompanisë.

Zgjidhja

Paketë mujore me orë të përfshira: kontroll proaktiv, update, antivirus, suport printer/rrjet dhe ndihmë remote për përdoruesit.

Teknologjitë

Remote support Antivirus Backup kontroll Printer/rrjet Windows update

Rezultati

Më pak ndërprerje në punë; një partner që njeh infrastrukturën; kosto e parashikueshme mujore në vend të urgjencave të rastësishme.

Keni një projekt të ngjashëm? Na tregoni skenarin tuaj — përgatitim ofertë sipas nevojës.

Kërko ofertë Shiko të gjitha shërbimet