Ransomware nuk është vetëm për korporata — zyrat e vogla në Shqipëri janë objektiv i lehtë sepse shpesh nuk kanë backup të testuar. Nëse shikon mesazh kriptimi ose PC që nuk hapen skedarët, mos paniko, por vepro shpejt dhe në rendin e duhur.

Minuta 0–15: ndalo përhapjen

  • Çkyc PC-n e prekur nga rrjeti (Wi‑Fi/Ethernet) — mos e fik vetëm, izoloje.
  • Njofto menaxhimin; mos përdor USB për “të shpëtuar” skedarë (mund të infektosh diskun).
  • Mos paguaj menjëherë — pagesa nuk garanton rikthim; shpesh ri-sulmohen ata që paguajnë.

Minuta 15–60: vlerësim & backup

  • Kontrollo a funksionon backup-i (NAS, cloud) nga një pajisje e pastër.
  • Shëno orën, çfarë skedarësh u prekën, çfarë mesazhi u shfaq.
  • Thirr partner IT — kontakt ose telefon për urgjencë.

Pas incidentit: si të mos përsëritet

  • Backup 3-2-1 me test rikthimi.
  • Update Windows dhe programeve; MFA në email.
  • Trajnim stafi: mos kliko linke/email të dyshimtë.
  • Principi i privilegjit minimal — jo të gjithë admin.

Lexo Backup 3-2-1 dhe checklist-in e backup-it.

Pyetje të shpeshta

A duhet të raportoj në polici?

Për biznese, dokumentimi i incidentit ndihmon. Konsulto partnerin ligjor dhe IT për hapat e duhur në Shqipëri.

Do plan rikuperimi para se të ndodhë?

Konfigurojmë backup, test rikthimi dhe këshillim sigurie për zyra në Tiranë, Durrës dhe remote.

Përgjigje brenda 15 minutash · Pa angazhime · Tiranë, Durrës & remote