“Printeri s’punon” është një nga thirrjet më të shpeshta në IT support për zyra. Shpesh zgjidhet në 15 minuta, por vetëm nëse di ku të shikosh. Këto janë shkaqet më të zakonshme që shohim në Tiranë dhe Durrës.
Kontrollet e para (pa teknik)
- A është ndezur printeri dhe ka letër?
- A është i njëjti Wi‑Fi/rrjet me PC-n (jo “Guest”)?
- Restart printer + PC (spooler shpesh ngec).
- A ka ngjyrë/toner dhe jo gabim në ekranin e printerit?
Shkaqet teknike më të shpeshta
- IP e ndryshuar (printeri mori IP të re nga DHCP).
- Driver i gabuar ose i vjetër pas update Windows.
- Firewall bllokon portin e printimit.
- Print queue e bllokuar me job të vjetra.
- Printer i lidhur me USB në një PC por të tjerët e kërkojnë në rrjet.
Zgjidhja profesionale: IP statike ose rezervim DHCP, driver i saktë, printer i konfiguruar si share në rrjet. Shiko IT Support për Biznese.
Pyetje të shpeshta
A ia vlen printeri me Wi‑Fi apo kabllo?
Për zyra, Ethernet është më i qëndrueshëm. Wi‑Fi OK për volum të ulët nëse sinjali është i mirë.
Printeri juaj ndalon punën çdo javë?
E konfigurojmë një herë si duhet: IP, driver, sharing dhe test nga çdo PC.
Përgjigje brenda 15 minutash · Pa angazhime · Tiranë, Durrës & remote