Shumë zyra kalojnë nga Gmail personal në Microsoft 365 kur duan email @domain.com dhe skedarë të përbashkët. Pa plan, rezultati është kaos: licenca të dyfishta, email që nuk dërgohet, skedarë të humbur. Ky udhëzues është harta fillestare.
Çfarë të blini (orientim)
- Business Basic: email + web Office + OneDrive — mjafton për shumë zyra.
- Business Standard: shton Office desktop (Word/Excel lokale).
- Licenca nga klienti; ne konfigurojmë dhe migrojmë.
Hapat e konfigurimit
- Verifiko domain-in (DNS TXT/CNAME te registrar-i).
- Krijo përdoruesit sipas emrave të stafit — jo info@ për të gjithë.
- Aktivizo MFA për admin dhe email kritik.
- Strukturo OneDrive/SharePoint — foldera projektesh, jo “Desktop sync” pa rregulla.
- Migro email të vjetër me plan (IMAP/export).
Gabimet e zakonshme
- Admin i përbashkët që përdoret nga të gjithë.
- Pa backup shtesë — M365 nuk zëvendëson backup 3-2-1 për të gjitha skedarët lokale.
- DNS i gabuar → email në spam ose nuk dërgohet.
Pyetje të shpeshta
A mund ta konfiguroni ju Microsoft 365?
Po. Domain, përdorues, migrim email, OneDrive dhe trajnimin bazik për stafin — pjesë e <a href="workstation-setup-biznesi">workstation setup</a> ose IT support.
Do email @domain.com pa stres?
Konfigurojmë Microsoft 365 për zyrën tuaj dhe trajnojmë stafin për përdorim të përditshëm.
Përgjigje brenda 15 minutash · Pa angazhime · Tiranë, Durrës & remote