Ransomware nuk është vetëm problem i bankave dhe spitaleve. Zyra me 5–30 PC, fatura në NAS dhe email në Outlook janë objektiva të zakonshme. Sulmi shpesh fillon me një email ose një RDP të hapur, jo me “haker të sofistikuar”. Ky udhëzues të jep një plan të thjeshtë mbrojtjeje dhe hapat e para nëse ndodh incidenti, pa panik dhe pa premtuar magji.
Si funksionon ransomware në praktikë
Ransomware është software që enkripton skedarët dhe kërkon pagesë për çelësin. Në zyra, zakonisht hyn përmes phishing email, bashkëngjitjeje, linku të rremë, RDP/VPN të dobët, ose software pirate.
Pas infektimit, mund të kriptohet PC, folderat e ndarë në NAS, dhe madje backup-et e lidhura vazhdimisht me rrjetin. Prandaj “kemi antivirus” nuk mjafton nëse nuk ke backup të izoluar dhe MFA.
Shiko edhe hapat e para kur dyshon ransomware për procedurë emergjence. Ky artikull fokusohet te parandalimi.
Shtylla 1: Backup që mbijeton sulmin
Backup është mbrojtja #1. Pa rikthim të pastër, negociata me sulmuesin është opsioni i keq i fundit.
- Zbato rregullin 3-2-1: 3 kopje, 2 media, 1 off-site.
- Mbaj të paktën një kopje offline ose immutable (cloud me versioning, disk i shkëputur).
- Aktivizo snapshots në NAS dhe mos i trajto RAID si backup.
- Testo rikthimin çdo 3–6 muaj: rikthe një folder real.
- Mos mbaj backup-in e vetëm të lidhur 24/7 në të njëjtin rrjet.
Për plan konkret, përdor checklist-in falas dhe shërbimin Backup & Siguri.
Shtylla 2: Identiteti dhe akseset
Shumica e incidenteve fillojnë me kredenciale të dobëta ose të vjedhura.
- MFA për email, Microsoft 365, VPN, panel NAS, banking.
- Fjalëkalime unike me password manager; jo “Firma2024!” për të gjithë.
- Llogari admin të ndara nga puna e përditshme.
- Hiq aksesin e ish-punonjësve të njëjtën ditë.
- Kufizo RDP publik; nëse duhet remote, përdor VPN + MFA.
Shtylla 3: Email dhe stafi
Phishing mbetet hyrja më e zakonshme. Teknologjia ndihmon, por stafi është shtresa e parë.
- Filtër antispam / Microsoft Defender për Office 365 kur aplikohet.
- Mos hap .exe, .js, .iso nga email i panjohur.
- Verifiko transferet bankare me telefon, jo vetëm me email.
- Trajnim i shkurtër 20 minuta, 2 herë në vit, mjafton për zyra të vogla.
- Raporto email të dyshimtë te personi IT / partneri, mos “provo të klikosh”.
Shtylla 4: Update, antivirus dhe rrjet
- Windows Update dhe patch për browser/Office.
- Antivirus/EDR i aktivizuar në të gjitha PC.
- Router/firewall me firmware të azhurnuar; ndaj guest Wi‑Fi.
- Mos ekspozo NAS/admin panel në internet.
- Monitorim bazik: njoftime për login të pazakonta kur platforma e lejon.
Për rrjetin, shiko Wi‑Fi dhe siguri zyre. Për mirëmbajtje të vazhdueshme: IT Care mujore.
Nëse ndodh: 6 hapat e para
Mos paguaj menjëherë. Mos fshi prova. Vepro me radhë:
- Izolo PC-në e prekur nga rrjeti (hiq Ethernet / Wi‑Fi).
- Mos fik me force nëse forenzika duhet; por ndalo përhapjen.
- Njofto menaxhimin dhe partnerin IT.
- Identifiko çfarë është enkriptuar: PC, NAS, email?
- Vlerëso backup-et: a janë të pastër dhe të rikthyeshëm?
- Dokumento orën, simptomat, email-et e dyshimta.
Detaje operative: Ransomware në zyrë: hapat e parë.
Sa ia vlen investimi krahasuar me dëmin
Një ditë ndërprerjeje për një zyrë 10-personëshe shpesh kushton më shumë se një vit backup cloud + MFA + mirëmbajtje bazike. Ransomware nuk është vetëm pagesa e kërkuar; është humbja e besimit të klientëve, gjoba potanciale dhe koha e rikuperimit.
Nis me minimumin: MFA + backup 3-2-1 + update. Pastaj shto snapshots NAS dhe mirëmbajtje mujore.
Checklist: zgjedh partnerin e duhur IT
- Kam MFA në email dhe llogaritë kritike.
- Kam backup 3-2-1 me të paktën një kopje off-site.
- Kam testuar rikthimin e një folderi kohët e fundit.
- Windows/Office janë të azhurnuar në të gjitha PC.
- RDP/NAS nuk janë të ekspozuara publikisht pa mbrojtje.
- Stafi di si të raportojë email të dyshimtë.
- Kam plan të shkruar 1-faqesh për incident (kë të telefonoj).
Pyetje të shpeshta
A mjafton Windows Defender?
Për shumë zyra të vogla po, nëse është i aktivizuar, i azhurnuar dhe i kombinuar me MFA + backup. Në mjedise më kritike, shiko EDR/menaxhim të centralizuar.
A duhet të paguaj ransomware?
Nuk rekomandohet si strategji. Pagesa nuk garanton rikthim dhe të shënon si “pagues”. Prioriteti: izolim + backup i pastër + ndihmë profesionale.
A më mbron NAS me RAID?
Jo nga ransomware. RAID mbron nga dështimi i disku. Duhet snapshots + kopje off-site.
Sa shpesh të testoj backup-in?
Të paktën çdo 3–6 muaj, ose pas çdo ndryshimi të madh (NAS i ri, migrim M365).
A ndihmon Blad IT në incident ransomware?
Po, për izolim, vlerësim backup-i dhe rikuperim kur është e mundur. Kontakto menjëherë përmes kontaktit. Për parandalim: Backup & Siguri.
Do mbrojtje praktike nga ransomware?
Konfigurojmë backup 3-2-1, MFA, snapshots dhe kontrolle bazike për zyra që nuk kanë IT të brendshëm.
Përgjigje brenda 15 minutash · Pa angazhime · Tiranë, Durrës & remote