Rezervo: Formatim / Pastrim PC (Individë)
Zgjidh datën dhe orën për këtë shërbim — Tiranë, Durrës ose remote.
Shërbimi i Zgjedhur:
Formatim / Pastrim PC (Individë)
20.00 €
Si funksionon rezervimi i suportit IT — Formatim / Pastrim PC (Individë)
Me këtë formular rezervon suport IT për PC, laptop, workstation, printer, rrjet zyre, backup, email ose asistencë remote. Shërbimi është për biznese dhe individë në Tiranë, Durrës dhe remote në gjithë Shqipërinë. Zgjidh shërbimin, vendos datën/orën e preferuar dhe një telefon ku të të kontaktojmë për konfirmim.
Pas dërgimit, ekipi ynë shqyrton kërkesën dhe konfirmon brenda ditës së punës (ose të thërret për të saktësuar orarin nëse ka urgjencë). Nëse je klient i ri, mund të krijosh edhe akses në portalin e klientit për të ndjekur rezervimet dhe ticket-et.
Çfarë të përgatitësh para rezervimit
- Përshkrim i shkurtër i problemit: çfarë ndodh, qysh nga kur, dhe nëse është urgjente për punën.
- Pajisjet: PC/laptop, printer, modem/router, server/NAS apo vetëm email/Office.
- Lokacioni: Tiranë, Durrës, remote, ose vizitë në objekt — kjo ndikon orarin dhe çmimin.
- Aksesi: nëse ka kredenciale admin, VPN ose person kontakti në zyrë kur të vijë tekniku.
Për mirëmbajtje mujore në vend të një vizite të vetme, shiko paketat e mirëmbajtjes ose kalkulatorin e çmimit. Për pyetje të përgjithshme: faqja e kontaktit.